Rreth Nesh
Historiku & Filozofia
Modeste filloi si një kontraktues i punimeve ndërtimore në vitin 1993. Gjatë viteve, kompania ka ndërmarrë shumë projekte sfiduese dhe ka akumuluar njohuri dhe eksperiencë në ndërtimin e objekteve, menaxhimit të projekteve dhe ndërtimit të punimeve inxhinierike të një shkalle të lartë vështirësie.
Sot, Modeste, merr rolin e kontraktorit kryesor për projekte të vogla dhe të mesme dhe kryen shërbime të menaxhimit të projektit për të koordinuar kryesisht e specializuara për projektet rezidenciale, tregtare dhe infrastrukturore. Ne gjithashtu sigurojmë asistencë në projektim dhe zgjidhje inxhinierike si shërbime si vlerë e shtuar për klientët tanë.
Qëllimi ynë është që t’u sigurojmë klientëve tanë një eksperiencë dhe siguri, kur ne jemi të zgjedhur për të ekzekutuar projektet e tyre. Procedurat tona të komunikimit dhe bashkëveprimit sigurojnë që objektivat e klientit të jenë përparësia kryesore në planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha proceseve tona.
Misioni jonë
Për të siguruar projekte sipas çmimeve konkurruese, sigurojmë kushte të sigurta pune dhe ofrojmë punë cilësore brenda një kohe të arsyeshme.
Menaxhimi
Filozofia jonë e menaxhimit dhe ekzekutimit të projektit është:
- Krijojmë një plan të detajuar dhe planifikojmë burimet tona të përmbushin objektivin e klientit
- Komunikojmë qartë me të gjithë aktorët e projektit
- Përcjelljen e progresit të projektit tek klientët tanë
- Mbikqyrje nga afër për cilësinë e punës së bërë
- Përfundojmë projektin në kohë
Vizioni ynë
Për të qenë kontraktues i sukseshëm, ndërtimi duhet të ofrojë pritshmëritë e klientit në mënyrë të sigurtë dhe të qëndrueshme.
Ne ofrojmë shërbimin më të mirë në industri
Stafi jonë
Ne jemi një ekip dhe ne e pranojmë se suksesi ynë është i mundur vetëm përmes përpjekjeve bashkëpunuese të stafit tonë. Ne kualifikojmë njerëzit tanë nëpërmjet trajnimit, shpërblimit të performancës dhe krijimit të një mjedisi pune në të cilin njerëzit tanë motivohen, janë të kënaqur dhe përgjegjës për punën e tyre. Kompania është e bazuar në personelin e saj të kualifikuar, të cilat janë një garanci për një performancë të mirë gjatë zbatimit të projekteve.
Për të siguruar se të gjithë janë të pajisur me aftësi, njohuri dhe informacionin e duhur, është vendosur një program trajnimi gjithëpërfshirës për të përmirësuar vazhdimisht njerëzit tanë në aftësitë teknike dhe menaxheriale. Ne besojmë në sigurimin e trajnimit të duhur, certifikimet e akredituara dhe njohurive praktike për njerëzit tanë, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me besim. Qëllimi ynë është që të qëndrojmë të kualifikuar në tregun gjithnjë e në ndryshim dhe në kërkesat e klientëve tanë.
DREJTUES LIGJORË
Refit HYSENI